Ai është një nga reperët më të mirë, i njohur për vargje ‘goditëse’, himne dashurie që kanë zënë vend të fortë në zemrat e fansave dhe ka lënë krijime të mrekullueshme muzikore. Është e vështirë ta gjesh Mc Kreshën pa fjalë duke pasur parasysh aftësinë e tij për të luajtur me to, por dashuria ‘ta lidhka’ gjuhën.

Deri më tani, siç bashkëshortja e tij Erzina Shehu, pohon në programin “Rudina” në Tv Klan, nuk di që ai  t’i ketë dedikuar një këngë. Megjithatë, ai është kujdesur që asaj të mos i mungojnë disa fjalë zemre në këtë intervistë përmes një videomesazhi dashurie.

“Shpresoj që je duke kaluar mirë në emision. Unë, realisht u desh të përmblidhja jetën për të të dërguar këtë video. Së pari, dua të të them që jam krenar me ty, jo veç si bashkëshorte, por si një biznesmene dhe një grua e guximshme që më në fund e ke marrë një iniciativë për të cilën kemi folur shumë gjatë. Në fakt, ti ke folur shumë gjatë dhe unë kam vazhduar bisedën tonë dhe më në fund ke arritur të realizosh atë që ke ëndërruar, të lançosh brand-in tënd dhe e ke bërë tamam siç ke pasur qejf, për merak. Unë dhe  fëmijët jemi shumë krenarë me ty, edhe pse fëmijët janë akoma të vegjël, nuk dinë ndoshta të  ta shprehin krenarinë që kanë për ty që të kanë nënë, por besoj që buzëqeshja, lumturia e tyre kur të shohin në sy besoj që vërteton gjithçka. S’dua ta zgjas më shumë, jo se s’kam qejf, por s’kam fjalë. Shpresoj që ky mesazh të të sjellë buzëqeshjen se ke buzëqeshjen më të bukur në botë! Të dua!”, tha Mc Kresha./tvklan.al