“BE po riorienton dhe rrit asistencën financiare”

Komisioni Europian vlerëson se situata ekonomike e krijuar nga pandemia e Covid-19 në vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë për të hyrë në Bashkimin Europian do të përmbyset pas shumë rezultateve pozitive të arritura në vitet e fundit.

Për Shqipërinë, Komisioni vlerëson se ndodhet në krizë, si pasojë e dy goditje të njëpasnjëshme, nga tërmeti dhe pandemia. Ky institucion e sheh riskun e vendit tonë drejt rënies ekonomike për shkak të varësisë që Shqipëria ka nga turizmi dhe shkëmbimet tregtare, me vendet më të prekura nga pandemia.

Komisioni thotë se megjithë situatën, qeveria ka marrë masa për t’i ardhur në ndihmë sistemit shëndetësor, qytetarëve dhe bizneseve, ndërsa vetëm për shkak të bllokimit, gjysma e parë e vitit do të krijojë një gropë prej 540 milionë eurosh në të ardhurat e buxhetit të shtetit.

“Qeveria ka krijuar linja suporti financiar për shëndetësinë, bizneset e qytetarët e prekur në një shumë prej 300 milionë euro, sa 2.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa pret humbje të të ardhurave në buxhet për pjesën e parë të vitit në vlerën e 540 milionë eurove.”

Komisioni Europian thotë se më datën 15 Prill, Ministrja e Financave i ka drejtuar një kërkesë Bashkimit Europian për suport financiar në programin makro-financiar, ndërsa po shihet mundësia për rritjen e ndihmës ndaj vendit tonë.

“Bashkimi Europian dhe disa partnerë ndërkombëtarë aktivë në Shqipëri janë duke përgatitur të ri-orientojnë dhe rritin asistencën financiare për të mbështetur Shqipërinë në këtë krizë. Ministrja e Financave i ka kërkuar Bashkimit Europian suport në formën e Ndihmës Makro-Financiare më 15 Prill.”

Komisioni Europian vlerëson se vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë një deficit tregtar këtë vit në nivelin e 6% të prodhimit kombëtar të tyre, më të lartin në 5 vitet e fundit.

Tv Klan