“Borxhi publik është rritur me norma të larta, nga 66.3% në 81.5% të PBB-së”

Ekonomia e Ballkanit Perëndimor mori një goditje të rëndë nga pandemia e Covid-19, ndërsa Shqipëria rezulton e treta mes 6 vendeve të rajonit për tkurrjen më të madhe të ekonomisë në gjysmën e parë të vitit.

Në raportin ekonomik periodik të vendeve kandidate për në Bashkimin Europian, Komisioni Europian thotë se ekonomia e Malit të Zi u tkurr me 20%, ajo e Maqedonisë së Veriut me % dhe e Shqipërisë me 10.2%. Shqetësimin kryesor për vendin tonë Komisioni e shpreh te niveli i lartë i borxhit publik.

“Borxhi publik kërceu nga një rritje 4.2% në tremujorin e parë të vitit në 14.5% në tremujorin e dytë, duke çuar stokun total nga 66.3% e prodhimit kombëtar në fund të vitit 2019 në 81.5%”.

Gjatë pandemisë, niveli i papunësisë u rrit në të gjithë shtetet e Ballkanit, ndërsa në Shqipëri humbja e vendeve të punës preku më shumë grupmoshat e reja, ku 1 në 5 të rinj sot është i papunë.

“Recesioni çoi në përkeqësimin e indikatorëve të tregut të punës, ku vetëm në tremujorin e dytë humbën punën 34 mijë individë. Grupi më i goditur ishin të rinjtë”.

Komisioni Europian vlerëson se pavarësisht ndikimit të pandemisë, Shqipëria ka bërë progres deri diku në kriterin ekonomik për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, ndërsa është mesatarisht e përgatitur për zhvillimin e një ekonomie tregu funksionuese.

Tv Klan