Ekonomia shqiptare pritet të përshpejtojë lehtë ritmet e rritjes gjatë vitit 2025 dhe 2026.

Sipas raportit pranveror të Komisionit Evropian, rritja ekonomike pritet të arrijë në 3.4% këtë vit, përpara se të ngadalësohet në 3.1% në vitin pasardhës.

Rritja mbështetet nga konsumi privat dhe publik, si dhe nga investimet që pritet të rifillojnë pas një ngadalësimi në 2024.

“Zhvillimi i investimeve është parashikuar të forcohet, veçanërisht në pjesën e dytë të vitit 2025, si rezultat i kushteve më të mira të financimit dhe zbatimit të projekteve të financuara nga BE dhe institucione të tjera ndërkombëtare. Kjo pritet të japë një nxitje pozitive për ekonominë në vitin 2026.”

Megjithatë, autoritetet evropiane paralajmërojnë se përmirësimi i investimeve mbetet i varur nga zbatimi i reformave strukturore.

“Në aspektin e çmimeve, vërehet një ngadalësim i inflacionit gjatë periudhës 2025-2026, i cili pritet të ulet nga 4.2% në 2024 në 3.4% në 2025 dhe më tej në 2.9% në 2026. Kjo reflekton stabilizimin e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, si dhe një politikë monetare më të qëndrueshme.”

Raporti thekson se autoritetet vendase pritet të përballen me sfidën e ruajtjes së stabilitetit fiskal, ndërkohë që përshpejtim i reformave në administratën publike, arsimin dhe klimën e biznesit.

Tv Klan