Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC), ish-ministrja e Integrimit nga radhët e PD-së, Majlinda Bregu, ishte e ftuar “

Në Kurthin e Piter Pan

”, në Tv Klan, mbrëmjen e së hënës, ku nuk u shpëtoi as pyetjeve lidhur me marrëdhënien e saj me kryeministrin Rama dhe liderin e opozitës Basha.

Pyetjes se kë ka më shumë shok, Bregu, e cila pas disa përplasjeve me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u la jashtë listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit 2017 tha: “

Luli më doli shok i keq, kurse Edi Ramën nuk e kam pasur shok kurrë

”.

Ndërsa sa u përket marrëdhënieve mes deputetëve të forcave të ndryshme politike në parlament, Bregu tha: “

Atje në parlament në fakt, ashtu është zihen, nganjëherë i thuaj edhe gjyshit, mos ta marrë me shumë emocion se bëjnë edhe kot, se nuk zihen gjithmonë prej vërteti. Se po të dalësh tek kafja e parlamentit rrinë të gjithë bashkë. Ata që i shikon të zënë në parlament, kur dalin tek kafja, bëjnë dhe shaka dhe rrinë të gjithë bashkë. Kështu që nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme, por me të vërtetë unë jam shumë dakord me ty dhe kërkoj ndjesë sepse e kam bërë edhe vetë shpesh herë, me një gjuhë paksa më të vrazhdë se sa duhet. Mirë është që njerëzit të flasin dhe të mos zihen, sepse ashtu ke mundësi edhe të dëgjosh njëri-tjetrin, edhe t’i përgjigjesh, siç më the ti mua, ‘prit se s’kam mbaruar’.

/tvklan.al