Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Vili Minarolli rrezikon të ngelet jashtë Këshillit të Europës edhe si përfaqësues rezervë i Partisë Demokratike. Grupi parlamentar i Partive Popullore të Qendrës së Djathtë, pas ngjarjeve të djeshme ku Minarolli shpërndau relacionin e PD dhe u largua nga mbledhja, ka vendosur që nesër të shqyrtojë vendimin ose të përfaqësuesit legjitim të Berishës në KE. Një nga sekretarët demokratë Ilir Bano ndërsa nuk ka dhënë sot shpjegime ndaj kësaj çështje, u shpreh se nuk besoj se mund të ndodh një gjë e tillë.

PD Ilir Bano:- “Ju e dini vendimin që ka marrë PD për të bërë zëvendësimet në disa komisione të jashtme. Ndërsa për heqjen e mandatit të Minarollit nga KE, nuk e besoj se do të ndodhë”.

Por do të jenë të djathtët europianë që do të vendosin jo vetëm për përjashtimin ose jo të Minarollit por edhe për qëndrimin ndaj PD-së. Ndërkohë deputeti Minarolli që sot është larguar nga Strasburgu për tu kthyer në Shqipëri./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego