Më pak e votuara nga juria e spektaklit të Tv Klan, “Dance Albania” në natën e dhjetë të garës, ishte konkurrentja Arbnora Ademaj. Kasti vendosi që në garën për të qëndruar, përballë modeles bukuroshe nga Kosova të vendosej Melisa Lleshi.

Dy vajzat kërcyen njëkohësisht “Time of my life” dhe ka ardhur momenti që juria të marrë vendimin se cila prej tyre do të vijojë drejt natës pasardhëse. Kryetari Ilir Shaqiri vendos që të dëgjojë si fillim dy kolegët e tij.

Ermal Mamaqi: Unë do të shkoj, që ta kursejmë këtë suspancën dhe këto momentet e ankthit, po shkoj me atë që le të themi,  më ka lënë më shumë mbresa, që do ta kujtoj më gjatë besoj nga kompeticion. Vazhdon për mua garën, Arbnora.

Alketa Vejsiu: Voton Klaudia.

Klaudia Pepa: Sfidën e kërceve me shumë hijeshi dhe e shijove, erdhe shumë elegante si gjithmonë me sharmin tënd. Melisa pati disa probleme të vogla për sa i përket sfidës. Ndërsa unë do doja të shihja pak më gjatë, të shihja të gjithë rrugëtimin tuaj që keni bërë deri më tani dhe të ardhmen se çfarë mund t’i jepni në vazhdim këtij programi. Unë do të shpëtoj sonte Melisën.

Ilir Shaqiri merr fjalën dhe pasi evidenton gabimet teknike dhe përparësitë e vajzave, ndryshimet mes tyre, jep vendimin final.

Ilir Shaqiri:I bëj komplimentet më të mira Arbnorës për të gjithë rrugëtimin që pati në këtë program televiziv dhe në kërcimin e saj që qe në rritje. Unë personalisht nuk pata besim te ti dhe ndoshta ti me punën tënde më tregove që ke mundësi të përmirësohesh, por jo aq sa të mundësh Melisën sonte, kështu që preferoj që rrugën në “Dance Albania” ta vazhdojë Melisa.

Pasi falënderoi stafin, kastin dhe produksionin, Arbnora iu drejtua edhe publikut të Kosovës: “Unë jam kënaqur këtu, e rëndësishme është që edhe publiku i Kosovës mos të zhgënjehet, unë jam kënaqur, e kam shijuar, më ka dhënë një ndër eksperiencat më të bukura në jetën time”, tha modelja në deklaratën e saj përmbyllëse./tvklan.al