Aisha ka shpërthyer në lot mbrëmjen që erdhi vendimi për t’u larguar Salioni nga vila, madje ajo kërkoi të largohej.
Në episodin e sotëm ajo është pyetur në qoftë se qau sepse i edhi keq për Salionin, apo se ka ndjenja për të dhe ajo ka thënë se do të kishte dëshirë të njihej me Salionin.
Gjithashtu ajo shtoi se ka qarë nga situatat që u krijuan atë mbrëmje, pasi nuk e priste largimin e tij.
Pyetje për Aishën: Qave sepse të erdhi keq, apo se kishe ndjenja për Salionin?
Aisha: Është e vështirë për mua që të di ndryshimin midis këtyre dyjave sinqerisht, por kam kaluar katër ose pesë ditë në vilën dhe me Salionin. Jam mërzitur shumë kur është larguar nga vila doja ta njihja më shumë, të kishim një mundësi tjetër bashkë./Love Island Albania