Generda Braçe, tashmë njëra nga finalistet e spektaklit Love Story, ka treguar emocionet që përjetoi kur mori trëndafilin nga Saimiri.

Ajo u shpreh për programin “Daily Love Story” se është e lumtur që Saimiri ka arritur të shohë vlerat e saj, përveç bukurisë.

Më tej ajo ka theksuar se nuk shikon sjelljen e konkurrentes së saj Merit, por sjelljen e Saimirit.

E prisje trëndafilin?

Deri diku po sepse siç e thashë e kam ndjerë vërtetë Saimirin në takimin e fundit. Shpresoja dhe e prisja, nuk e di, ishin pak emocione të përziera.

Çfarë do të thotë për Generdën të jetë në finale?

Jam shumë e lumtur në rradhë të parë për vlerat e mia që edhe Saimirit i kanë arritur sepse jo vetëm bukuria vlen. Kjo më bën akoma më të lumtur.

Si e shikon Merin, konkurrenten tënde?

Unë nuk shoh vajzat si konkurrente por shoh se si sillet Saimiri me vajzat. Meri është shumë vajzë e mirë dhe jam e lumtur që jam edhe me Merin në finale.

Ke një As nën mëngë që do ta përdorësh për finale?

Nuk e them të.

Po eliminimin e Xhesit e prisje?

Të them të drejtën nuk prisja asnjë eliminim, isha me shpresën se Saimiri kishte dhe një trëndafil të fshehur. Fundin nuk e mendoj akoma, dua ta shijoj këtë javë./tvklan.al