Komisioni Evropian njoftoi të hënën paketën e gjashtë të investimeve në kuadër të Planit të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor, e cila pritet t’i grumbullojë 1.2 miliardë euro për investime.

Paketa do të mbështesë tetë investime të reja kryesore në ujësjellëse dhe kanalizime, në transportin hekurudhor, si dhe në inovacionin në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Presidentja e KE-së, Ursula Von Der Lejen tha se  plani i investimit për Ballkanin Perëndimor se bashkë me reformat e nevojshme synojnë qasjen në Tregun e Përbashkët te BE.

Tv Klan