Komisioni Europian ka refuzuar kërkesën e Holandës për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë. Lajmi konfirmohet nga Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca.

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së kërkesës së Holandës dhe bazuar në të dhënat përkatëse të informacionit në dispozicion, Komisioni i BE-së ka vendosur që në situatën aktuale nuk janë plotësuar rrethanat për të vënë në lëvizje mekanizmin e pezullimit të vizave. Komisioni sigurisht do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, si dhe për vendet e tjera që përfitojnë nga udhëtimi pa viza“, shkruan ai në një postim në Twitter.

Sipas ambasadorit, pas këtij konfirmimi është koha që Shqipëria të çojë më tej arritjet e saj të rëndësishme të vitin 2010 dhe për të ecur përpara me energji të përtërira, duke pasur parasysh vendimin e rëndësishëm të Këshillit të BE-së në tetor./tvklan.al