KE: Rimëkëmbje e ngadalshme e ekonomisë në RMV



KE: Rimëkëmbje e ngadalshme e ekonomisë në RMV

22:41 12/05/2021

Ekspertë evropianë parashikojnë rimëkëmbje të ekonomisë në Maqedoninë e Veriut deri në fund të këtij viti dhe gjatë vitit të ardhshëm, si rezultat i masave të qeverisë për tejkalim të dëmit të shkaktuar nga kriza korona, por edhe i planit ambicioz për investime në ndërtim të infrastrukturës. Shkalla e vaksinimit të popullatës gjithashtu mund të ndihmojë për kthim të shpejtë në regjim normal të objekteve gastronomike dhe hoteleve. Në qoftë se epidemia ec në drejtim të kundërt, parashikimet mund të ndryshojnë.

Rimëkëmbja ekonomike pas dëmit të shkaktuar covid-kriza, në Maqedoninë e Veriut ec më ngadalë nga ajo që pritej, megjithatë parashikohet përshpejtim deri në fund të këtij viti dhe gjatë vitit të ardhshëm.

“Me heqjen e mëtejshme të restriksioneve pritet rritje e shpenzimeve të amvisërive këtë vit dhe gjatë vitit të ardhshëm, përforcim me rritje të mëtejshme të pagave, punësime dhe ringjallje e pagesave. Investimet pritet të përforcohen madje edhe me realizim të pjesshëm të planit ambicioz të Qeverisë për investime në rrugë, hekurudha dhe infrastrukturë tjetër.”

Maqedonia e Veriut në pëpjekje që “t’i mbushë gropat” nga covid-restriksionet ka vepruar ngjajshëm si vendet tjera në Bashkimin Evropian, me kompensime për kompanitë, për të punësuarit, me lehtësime tatimore dhe të interesave. Megjithatë, shpenzimet e sotme në njëfarë mënyre do të jenë barrë për gjeneratat e ardhshme.

“Borxhi publik çdokund është rritur, kështë që në një mënyrë ose tjetër, do të imponohet si barrë për gjeneratat e ardhshme. Sepse duhet të kthehet. Ndihmë e madhe për rimëkëmbje paraqet shkalla e vaksinimit të popullatës, për shembull siç kryeson në këtë aspekt Britania e Madhe. Në qoftë se kjo shkallë rritet, shpresoj se do të ketë kthim në “regjim më normal” për shumë biznese, për turizmin, për restorantet dhe për hotelet, që mund ta stimulojë rritjen ekonomike.”

Shefi i Departamentit për çështje ekonomike në Delegacionin e BE-së në Shkup, Frejk Janmat, në raportin e tij vë në dukje se nga drejtimi që do të ketë epidemia korona do të varet nëse do të ndryshojnë pritshmëritë për rimëkëmbje të ekonomisë ose do të ketë kthesë të re.

Klan Macedonia







Të ngjashme