“Prisni Venecian të japë një këshillë për votimin e Kodit të ri”

Komisioneri Oliver Varhelyi dhe zëdhënësja e tij, Ana Pisonero-Hernandez i bënë thirrje sërish Kryeministrit Rama që të reflektojë dhe mos të kalojë në votim rrëzimin e dekretit të Presidentit Meta, që riktheu në Kuvend Kodin e ri Zgjedhor. Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi me tone ironike shkruan se ishte i kënaqur që kryeministri e mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias për Korrikun e ndryshimeve kushtetuese. Prandaj, shkruan më tej Varhelyi, do të ishte maturi që të presim që ky opinion nga Venecia të dorëzohej në duart e deputetëve, para rivotimit në parlament. “Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në Prill 2021“, e përfundon mesazhin e tij Komisioneri.

“Ju i keni parë Twitter-at që Komisioneri Varhelyi publikoi dje dhe sot në mëngjes. Vendimi për t’ia lënë për shqyrtim Komisionit të Venecias dispozitat e Kodit Zgjedhor të 5 Tetorit, të aprovuara nga parlamenti i përket autoriteteve shqiptare. Bashkimi Europian beson se Komisioni i Venecias do t’u ofrojë palëve këshilla të shpejta, lidhur me zbatimin e ndryshimeve Kushtetuese të aprovuara nga Parlamenti në 30 Korrik. Ne presim që palët të marrin në konsideratë udhëzimet e Komisionit të Venecias”.

Pisonero u shpreh se i përket palës shqiptare të presin ose jo mendimin e Komisionit të Venecias. Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama deklaroi se parlamenti refuzoi apelin e ndërkombëtarëve dhe deklaroi se nuk ka ndërmend të presë opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me Kodin e ri Zgjedhor. Skeptik në reflektimin e Kryeministrit u shfaq sot edhe Kryedemokrati Basha.

Klan Plus