ke

Shqipëria ka punuar keq në drejtim të grumbullimit të të ardhurave buxhetore. Në raportin tremujor për Zhvillimet Ekonomike në Vendet Kandidate, Komisioni Europian konstaton se nga Janari deri në Nëntor, të ardhurat buxhetore përformuan keq duke u reduktuar shumë poshtë objektivit.

Raporti vëren se mungesa u shkaktua kryesisht nga të ardhurat më të ulëta se sa priteshin. Kështu nga TVSH -ja u mblodhën 3.8% nën planin dhe nga Akciza 10.2% më pak se sa ishte parashikuar.

Në raport thuhet se, shpenzimet nuk janë realizuar në shkallën 7.9%. Kontributi më i madh erdhi nga mosrealizimi i shpenzimeve kapitale, 18.2% më poshtë objektivit, duke treguar për problemet e vazhdueshme në lidhje me menaxhimin e investimeve publike.

Komisioni vëren se në përgjithësi, deficiti buxhetor në njëmbëdhjetë muajt e parë ishte 40% më i ulët se sa ishte planifikuar dhe arriti në 1.7% të Prodhimit të Brendshëm të Bruto.

Megjithatë, borxhi publik, sipas Komisionit, pas një rritje 10.5% në terma vjetorë, duke përfshirë garancitë, qëndroi në 73.6% të PBB -së në tremujorin e tretë.

Tv Klan