Leyen: Pozicioni ynë është i qartë e ardhmja e vendit është Bashkimi Europian

Për Komisionin Evropian negociatat e BE-së me Shqipërinë duhet të fillojnë pasi është e qartë se e ardhmja e Shqipërisë është Bashkimi Evropian.

Ky ishte mesazhi i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, e cila ka postuar në Tëitter foto dhe pjesë nga përmbajtja e bisedës me Kryeministrin Rama.

“E lumtur që të takoja Edi Ramën. Shqipëria mund të llogarisë mbështetjen e Bashkimit Evropian për rindërtimin pas tërmetit dhe për përballimin e pandemisë. Shpresoj ta vizitoj Shqipërinë së shpejti. Ne diskutuam për negociatat e pranimit. Pozicioni ynë është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është Bashkimi Evropian dhe negociatat duhet të fillojnë”

Në shenjë solidariteti për Shqipërinë, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen teksa e ka pritur  Ramën ka bërë edhe simbolin e shqiponjës me duar.

Komisioni evropian do ti paraqesë një propozim të ri shteteve anëtare për kornizën e negociatave, vendim që duhet miratuar me konsensus nga të 27 ministrat e jashtëm.

Klan News