Edhe pse është një këngëtare e njohur dhe mjaft e komentuar, Flaka Krelani ia ka dalë të mbajë larg mediave jetën private. Këngëtarja e njohur nga Kosova nuk e ka pranuar asnjëherë që është në një lidhje dashurie, mirëpo fakti që publiku nuk e di nuk do të thotë se ajo nuk është në një romancë.

Mbrëmjen e sotme këngëtarja dhe motra e saj, Qëndresa Krelani ishin të ftuarat e emisionit “Xing me Ermalin” në Tv Klan.

Gjatë emisionit, Ermal Mamaqi pyeti këngëtaren nëse është dikush në zemrën e saj, por ajo mohoi të jetë në një lidhje duke thënë se nuk janë të vërteta ato që shkruhen në media.

Ermal Mamaqi: Para ca kohësh ke thënë që dikush ta ka marrë zemrën…

Flaka Krelani: Ashtu kam thënë?

Ermal Mamaqi: Nuk del nga emisioni pa na e thënë emrin e tij…

Flaka Krelani: Nuk do ta them.

Ermal Mamaqi: Si e ka emrin?

Flaka Krelani: Kush tha që ma ka marrë zemrën se s’po të kuptoj. Mediat shkruajnë që unë edhe jam fejuar, edhe jam martuar edhe jam ndarë, mos i shiko çfarë thonë.

Ermal Mamaqi: S’do na e thuash emrin?

Flaka Krelani: Se di, do isha edhe unë fatlume nëse do ta dija./tvklan.al