Kim Kardashian ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e saj detaje nga jeta familjare.

Më konkretisht ajo ka shfaqur disa frigoriferë gjigandë që ka në banesë, në të cilat ruan ushqimet e familjes.

Por këtë nuk e ka bërë pa arsye, por pas shumë kritikave që i erdhën pas postimit të një fotoje. Në këtë foto ajo shfaqej pranë një frigoriferi, në të cilin dukej se kishte vetëm qumësht dhe ujë.

Ideja e saj ishte te reklamonte si gjithnjë trupin, por fansat vunë re këtë detaj, duke shkruar se ajo nuk di të kujdeset për fëmijët dhe i ushqen keq.

Pas këtyre reagimeve, ajo ka dëshmuar se jo vetëm që nuk i ushqen keq, por në shtëpinë e saj gjendet disa frigoriferë në të cilët ruajnë çdo lloj ushqimi, dhe perime e fruta të freskëta të cilat thotë se janë bio dhe se i rrisin në bahçen e tyre./ tvklan.al