Emisioni “Stop” sjell një video që tregon se si një polic i doganës së Tiranës, i merr 5 euro një shtetasi serb, duke i kërkuar “kafe” për shërbimin, për të cilin paguhet.

Pamjet janë filmuar nga një tjetër qytetar, që ishte në doganë për punë dhe që ka parë e dokumentuar gjithë situatën.

Shtetasi i huaj: Sa është tarifa?

Doganieri: Sa të duash.

Shtetasi i huaj: Ju sikur nuk merrni para.

Doganieri: Ke vulë? Jo! Ke dokumente? Jo!

Shtetasi shqiptar: A po m’i kalon edhe mua pra?

Ndërkohë në tavolinën e punonjësit të doganës shihet edhe një 200 lekësh.

Saimir Kodra: (2 00 lekëshi) është tjetri, se janë me radhë njerëzit. Jam i sigurt që në komente dhe në opinione do jenë të ndarë njerëzit, do të thonë: amon mer se e morët në qafë për një 2 000 lekësh, por nuk është problemi i 2 000 lekëshit…

Gentian Zenelaj: Jo mi nonë, por 2 mijë lekë tani e 5 euro pas një minuti, mbyllet dita me çanta… /tvklan.al