KED zyrtarizon 4 kandidatë për Gjykatën Kushtetuese

Posta

KED zyrtarizon 4 kandidatë për Gjykatën Kushtetuese

17:46 14/10/2019

Do të përzgjidhen 2 anëtarë nga Kuvendi

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i ka dërguar Parlamentit të Shqipërisë katër emra për të dy vende për në Gjykatës Kushtetuese.

Elsa Toska, Besnik Muçi, Arta Vorpsi dhe Fiona Papajorgji, i janë dërguar Parlamentit për t’u votuar për dy vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese.

Aktualisht pjesë e Gjykatës Kushtetuese është vetëm një anëtar, ndërsa prej 2 vitesh ky institucion është jashtë funksionit për shkak se pjesa tjetër e anëtarëve janë shkarkuar nga detyra. G

jykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë anëtarë, 3 zgjidhen nga Kuvendi, 3 Presidenti si dhe 3 nga Gjykata e Lartë.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT