Mesfushori shqiptar mes më të mirëve në Spanjë

Keidi Bare është përfshirë në formacionin e javës së 22 në Ligën e Dytë në Spanjë. Mesfushori shqiptar ishte i vetmi nga Malaga në këtë skuadër ideale. Ekipi i tij barazoi 1–1 në fushën e Real Oviedos.

Golin për Malagan e shënoi lojtari tjetër i Kombëtares, Armando Sadiku me 11-metërsh, por Keidi Bare spikati me lojën e tij në ndihmë të sulmit dhe mbrojtjes.

Tv Klan