Mesfushori: Është një klub historik, të kthehemi në La Liga

Keidi Bare është zyrtarizuar si afrimi i katërt i Espanyol. Mesfushori i Kombëtares firmosi për 4 vjet me skuadrën katalanase, që synon rikthimin në La Liga. Një mundësi e artë për Baren që të ndihmojë Espanyol të kthehet në grupin e më të mirëve. 23-vjeçari vlerësoi edhe atmosferën që krijohet në këtë klub.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. I njoh tifozët, të cilët janë shumë besnikë ndaj ekipit. Ata i ndodhen pranë Espanyol në kohë të mira dhe të vështira, gjithmonë brohorasin. Espanyol është një klub historik me një traditë të gjatë në La Liga dhe këtë vit shpresojmë të rikthehemi”.

Transferimi nga Malaga kushtoi 2 milionë euro, por edhe bonuse të tjera në të ardhmen. Paga e futbollistit përflitet se është 500 mijë euro në sezon.

Tv Klan