Marrëdhënie e Keisit dhe Stresit ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes nga publiku. Ata janë përballur shpesh me ulje-ngritje, ndarje dhe bashkime, por mesa duket dashuria e tyre ka qenë më e fortë se çdo problem që kanë hasur.

Ata po jetojnë një lidhje dashurie në distancë dhe çdokush e di se sa e vështirë është. Në një mini-intervistë me ndjekësit e saj, Keisi ka treguar se dashuria e madhe që kanë për njëri-tjetrin i mban bashkë, pavarësisht distancës.

 “Është shumë e vështirë. Duhet të jesh 100 herë më i kujdesshëm, i sinqertë, ekspresiv etj, sepse kur nuk mund të shihesh është shumë herë më e lehtë të keqkuptohesh. Mendoj se mund të mësosh vërtetë nëse njeri është plotësisht për ty… Nëse je vërtetë i dashuruar nuk ka rëndësi se ku jeton ky person, ti do të numërosh ditët se kur do ta shikosh sërish dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi”, është përgjigjur Keisi.

Më pas ndjekësit e kanë pyetur edhe për marrëdhënien që ka me babin e Stresit, Sali Lushajn dhe Keisi shprehet se ai është njeriu më i preferuar në këtë botë.

“Është një ndër njerëzit e mi të preferuar në këtë botë. E dua shumë dhe e konsideroj familje. Është njeri i zgjuar, flet pak dhe saktë, por çdo fjalë e tij peshon shumë tek unë”, është shprehur Keisi. /tvklan.al