Vrapon 11.6 km për çdo ndeshje

Keidi Bare është një nga mesfushorët më të mirë në kampionatin spanjoll, e pranon vetë La Liga që me këto statistika të publikuara e ka renditur futbollistin shqiptar në 6 lojtarët që vrapojnë më shumë.

Me një mesatare prej 11.6 kilometrash për çdo ndeshje, Bare renditet në vendin e 4 të listës së futbollistëve më punëtorë në Spanjë. Më mirë se ai paraqiten Beltran i Celta Vigo, Koke i Atletico Madrid dhe Gavi i Barcelona.

Keidi Bare debutoi sezonin e kaluar në La Liga me Espanyol. Një sezon që u mbyll mes shumë vështirësive në vendin e 14. Mesfushori shqiptar luajti 25 ndeshje, realizoi 1 gol, dha 2 asiste, por duket qartë se roli i tij kryesor ka qenë mbulimi i sa më shumë hapësirave në fushë. Keidi Bare është nën kontratë me Espanyol deri në 30 Qershor të 2024 dhe ka ende kohë të tregojë vlerat e tij.

Tv Klan