medititim i kejsit

Kejsi Tola është një ndër personazhet shqiptare që gjithmonë rrezanton mirësi, qoftë në skenë, por dhe në daljet e tjera publike.

Kjo falë natyrës së së saj të çiltër, por ndoshta dhe se me kohën duket Kejsi ka filluar të jetë gjithmonë e më e interesuar në praktikat, që lidhen me meditimin.

Kështu nëpërmjet një fotoje në Instagram, këngëtarja ndan me fansat e saj interesin për Meditimin Transcendetal.

Në foto Kejsi shfaqet e rrethuar dhe nga të rinj të tjerë, që praktikojnë këtë praktikë.

Për shpirtin, trupin dhe mendjen, këto janë parimet e kësaj teknike, e cila ndihmon njerëzit  që të jenë më të sukseshëm në çdo fushë të jetës. Shpresojmë që për Kejsin ky lloj meditimi, të jetë sa më i frytshëm./tvklan.al