Programi “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan solli ditën e sotme intervistën e veçantë me 4 artiste, që na kanë përfaqësuar në Festivalin Europian të Këngës.

Kejsi Tola, Juliana Pasha, Eneda Tarifa dhe Jonida Maliqi kanë ndarë për publikun detaje interesante nga pjesëmarrja e tyre në Eurosong.

Kur këngëtarja Kejsi Tola përfaqësoi vendin tonë, ajo shprehet se ishte shumë e vogël. Sapo kishte mbushur 17 vjeç dhe për të ka qenë një eksperiencë shumë ndryshe.

Ardit Gjebrea: Si është të këndosh për publikun e huaj?

Kejsi Tola: Për mua ka qenë pak ndryshe, se kam qenë shumë e vogël në fakt kur kam shkuar në Eurovizion dhe ndoshta nuk isha mësuar akoma me publikun shqiptar atëherë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti atëherë?

Kejsi Tola: Sapo kisha bërë 17 vjeç. Në datën 3 Maj që bëja 17 vjeç, jam nisur për në Eurovizion. Edhe ishte ndryshe, se ok kisha qenë në “Ethe” dhe në Festivalin e Radio Televizionit, por që prapë nuk isha mësuar aq shumë me publikun shqiptar, por aq sa isha mësuar ishte vërtet… Përveçse ishte shumë gjigant gjithë ai organizim, po mendoj që janë shumë të dashur sepse ndoshta s’të njohin dhe kanë atë ndjeshmërinë, sidomos edhe për mua që isha e vogël.

Ardit Gjebrea: Po të të njihnin do të donin edhe më shumë!

Kejsi Tola: Patjetër!/tvklan.al