Më herët Belind Këlliçi live në emisionin “Opinion” në Tv Klan bëri të ditur se kishte depozituar në polici një kallëzim për Erion Braçen, kandidatin për deputet të PS, duke e akuzuar atë për korrupsion aktiv në zgjedhje. Këlliçi ngriti pretendimin se Braçe kishte përshtatur një ambient të padeklaruar si zyrë elektorale në shërbim të fushatës së PS, për të vjedhur vota.
Pretendimet e Këlliçit i hodhi poshtë vetë protagonisti i këtij rasti, Erion Braçe. Në një reagim Braçe akuzoi Këlliçin dhe personat e tjerë që e shoqëronin se kishim tërhequr zvarrë gra që ishin qenë në atë zyrë dhe se kishin goditur një burrë.
“Unë mendoj se merrem me burra, jo me qesharakë, por qesharakë të një kalibri shumë të madh si puna e Belind Këlliçit. Unë kam shkuar në zonën apo në rrugën Marko Boçari në një zyrë pune, për shkak se një bandë e PD e shoqëruar me televizionin kriminal të familjes ka tërhequr zvarrë gra dhe ka goditur një tjetër burrë atje. Që këta i kanë vrarë socialistët unë këtë e di, kam qen ë prezent më 21 Janar, kur këta kanë qëlluar, kanë pushkatuar dhe kanë vrarë socialistë dhe nuk janë penduar, nuk janë bërë pishman, por nuk ka ndodhur kurrë që këta të prekin me dorë qoftë edhe një socialist të vetëm.
Prandaj për këtë arsye kam shkuar edhe atje. Belind Këlliçin e kam thirrur unë që të jetë brenda zyrës, ia kam treguar të gjitha ambientet zyrës edhe tek magazina, ia kam hapur edhe frigoriferin. I kam hapur lavatriçen që ishte në magazinë atje, i kam treguar plaçkat, kokoshkat, i ka treguar ushqime se këto për këtë kategori janë dhe më ka thënë që ‘unë nuk dyshoj se ti ke blerë vota, apo ti ke vjedhur vota, nuk e bën ti këtë, as Pandeli Majko dhe as Fatmir Xhafa’.
Jo vetëm që nuk është prekur votë me dorë, e çdo parti tjetër, por kurrë nuk është harxhuar një lekë dhe ia thashë në sy atij mostre, që unë nuk kam lekë për të blerë vota, nuk kam pasur kurrë lekë për të blerë vota në që nga viti 1996 e këtej dhe nuk kam lekë për të blerë votat dhe nuk e bëj unë. Belindi dhe i gjithë soji i tij ev bën, unë jo, kurrë në botë dhe nuk ka një provë të vetme, që të akuzojë një njeri të vetëm nga PS në territorin e njësisë numër 5. Kurrë, kur jam unë përgjegjës politik.
Që të ketë blerë dhe një gjysmë vote ai, jo më një votë. Belind Këlliçi mund të vazhdojë të thotë çfarë të dojë, por e vërteta është krej ndryshe. E vërteta është që banda e Belind Këlliçit në Tiranë ka sulmuar një ambient pune të PS, ka goditur një grua ashtu siç ka goditur dhe një burrë”, tha Erion Braçe./tvklan.al