Nga landfilli i Sharrës, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë për inceneratorin e Sharrës dhe të vërë para drejtësisë personat përgjegjës.

Belind Këlliçi: SPAK duhet të mos heshtë dhe duhet ta gjejë e të na thotë: ku ka shkuar inceneratori rumun? Në Fier, Elbasan apo mbahet diku, që të vendoset në Tiranë kur të mos e ketë kush mendjen?

Erion Veliaj është kokë e këmbë në denoncimin e biznesmenit italian për skandalin e inceneratorëve, por Tirana nuk ka incenerator. Tirana jonë nuk ka djegës, i çon mbeturinat në landfill dhe i gropos, por sërish pagesat bëhen për incenerim.

Plot 29 Euro për ton paguhen për një shërbim që nuk jepet! Depozitimi e mbulimi me dhe behej nga ndermarrja publike per 12 e/tonin. Pse paguani ju, të dashur qytetarë të Tiranës, 17 euro ekstra për një proces që nuk ndodh, për një shërbim që nuk e merrni, për një ndotje që ju shkurton jetët?

Unë nuk e di se çfarë do të bëjë SPAK pas këtyre rrethanave të reja.

Po unë di se çfarë ne kemi në dorë. Çfarë ju keni në dorë. Më 14 maj, qytetarët e Tiranës e kanë në dorën e tyre ta ndalin këtë aferë, dhe paratë që vidhen, të shkojnë për të siguruar transport publik falas, shkolla e çerdhe të reja, rrugë që mungojnë, e për të punuar për të sjellë kudo në Tiranë, ujë pa ndërprerje në banesat e qytetarëve./tvklan.al