Një vajzë e cila ishte diagnostikuar me kancer në gjuhë iu desh të kryente një operacion të pazakontë për ta shpëtuar.

Charlotte Webster-Salter iu desh të hiqte një pjesë të gjuhës së saj për të prekur nga kanceri.27 vjeçarja nisi të kishte ulcër në 2018, por nuk i kushtoi rëndësi duke menduar se kjo ishte për shkak të orareve të gjata dhe lodhjes në punë.

Por kjo gjë vazhdoi për disa vite. Gjuha e saj ishte vazhdimisht e ënjtur dhe me njolla të bardha. Në momentin që u vizitua nga një specialist, Charlotte zbuloi sëmundjen e rëndë.

“Ulcera gjithmonë shfaqej në një vend dhe kjo më bëri të mendoj se ishte pa rëndësi. Vazhdova ta neglizhoja duke menduar se ishte për shkak të stresit dhe lodhjes. Unë madje bëra trajtime për dhëmbët dhe mbushje, por asgjë nuk më ndihmoi,” tregon e reja.

“Unë thjesht qesha në momentin që e mora vesh, isha në shok total,” vazhdon ajo.

Charlotte iu desh të kryente një operacion për 9 orë e gjysmë, për të prerë pjesën e infektuar dhe doktorët e zëvëndësuan këtë pjesë të gjuhës me një pjesë të muskulit të këmbës. Operacioni përfundoi me sukses, por Charlotte iu desh të të kryente një tjetër operacion për 4 orë të tjera, sepse gjuha e saj e re kishte humbur shumë gjak.

Pas 10 ditësh ajo mund të fliste përsëri.

Unë thjesht thashë “Ç’kemi” dhe të gjithë mbushën sytë me lot, tregon ajo.

Fatmirësisht kanceri në gjuhë nuk ishte përhapur dhe asaj nuk i duhej të kryente trajtime të mëtejshme./tvklan.al