Një 56-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 23:30 në aksin rrugor Shkozet – Plepa në Durrës.

Sipas informacioneve, viktima është me iniciale Sh.P. Ai u përplas nga një makinë që drejtohej nga 30-vjeçari me iniciale A.Zh. Ky i fundit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Në vendngjarje shkuan uniformat blu për të zbardhur dinamikën e aksidentit. /tvklan.al