Në emisionin “Historia ime” është trajtuar një temë që na prek të gjithëve, situatat në rruge jo pak herë kanë marrë jetë njerëzish për shkak të pakujdesisë, standardeve, shkeljet ligji e kodi rrugor. Kur ligji zbatohet fenomeni minimizohet e vetë ne bëhemi më të ndërgjegjshëm e më të kujdesshëm.

Por saka ndryshuar kodi rrugor viteve të fundit dhe si po zbatohet ai, këto dhe shumë argumente të tjera janë diskutuar në një forum me profesionistët e fushës Mit’hat Tola i cili është Shef Sektori në Drejtorinë e Policisë Rrugoredhe Sadedin Çeliku, ekspert në sinjalistikën rrugore dhe ish-zv/Ministri i Transporti.

I pyetur nga moderatorja e njohur Mirela Milori se cili është burimi kryesor i aksidenteve, Mit’hat Tola ëshë shprehur se shumica e popullsisë dikur kanë jetuar në vendet rurale dhe fshatra dhe nuk janë mësuar me një kaos siç janë kthyer qytetet e populluar me mjete, me biçikleta, me ciklomotorë etj dhe automobilin e konsiderojnë si diçka që nuk vret, por në të vërtetë vret.

Mirela Milori: Cili është burimi dhe motivi kryesor i aksidenteve rrugore?

Mit’hat Tola: Nga sjellja e drejtuesve të mjetit dhe nga sjellja e këmbësorëve. 28% tre mujorin e parë të personave të përfshirë në aksidente të dëmtuar rëndë për jetën e tyre dhe që kanë vdekur janë këmbësorë. Kjo ka një sërë faktorësh. Mos harrojmë që deri në vitet ’90, 80% e popullsisë shqiptare ka jetuar në fshat, në zonat rurale, imagjinoni një zonë rurale pa automobil dhe 80% e kësaj 80% është vendosur në qendrat urbane, e populluar me mjete, me biçikleta, me ciklomotorë dhe në të gjithë këtë kaos, këmbësori është ai më i pambrojturi dhe më i paedukuari. Imagjinonin brezin e 50-60-70-vjeçarëve nuk e njohin automobilin, e konsiderojnë diçka që nuk vret dhe në fund të vret.

95% e aksidenteve lidhen me sjelljen tonë, ka një 5% që ia atribuojmë rrugës, ndriçimit, defekteve të mjetit, kushteve të motit etj. Po ta krahasojmë me zhvillimet e vendeve të tjera./tvklan.al