Këmbësori gjobitet padrejtësisht dhe i falsifikohet firma


Këmbësori gjobitet padrejtësisht dhe i falsifikohet firma

21:07 03/07/2020

Këmbësori gjobitet padrejtësisht dhe i falsifikohet firma

Ilirjan Cauli tregon se teksa ishte për një vizitë tek të afërmit në Kuçovë, në datën 4 maj 2020, është ndaluar nga policia dhe i është kërkuar karta e identitetit, të cilën ua dha policëve.

Në 29 maj u njoftua nga komisariati i Lushnjes që është gjobitur me 100 mijë lekë të vjetra, për shkelje. Sipas tij, në proces-verbalin,që i është vënë në dispozicion, ishte emri dhe mbiemri i tij, madje edhe firma e tij, për të cilën nuk ka asnjë ide, se kush mund ta ketë hedhur.

“Stop” iudrejtua komisariatit të Kuçovës dhe shefi i këtij komisiariati, ia kalon kompetencat shefit të rendit, pasi ai është në dijeni dhe ka praktikën.

Gazetarja: Në datën 4 maj, një qytetar i Lushnjes, ka qenë për vizitë tek të afërmit e tij këtu dhe është ndaluar nga një makinë e policisë së Kuçovës, e komisariatit dhe i është kërkuar karta e identitetit. I ka treguar, që unë jam nga Lushnja, këtë kartë kam. Në fakt, në ato momente, nuk i është vënë asnjë proces verbal ose akt-konstatimi gjobe dhe ai e ka marrë vesh në datën 29.05.2020  në Komisariatin e Lushnjes, sepse e ka thirrur Komisariati përkatës.

Shefi i Komisariatit Kuçovë: Me këto përgjithësisht merret shefi i rendit, është në kontroll territori. Do të gjejë të gjithë dokumentacioninm, për ta vënë në dispozicion pasi të kthehet nga kontrolli i territorit, sepse ai ka të gjitha praktikat shkresore.

Gazetarja: Po a duhej t’i jepej proces-verbali?

Shefi i Komisariatit Kuçovë: Do të shpjegojë shefi i rendit. Në të gjitha rastet, u merrej një tip deklarimi, i shpjegohej, nuk i jepej gjë në dorë, i thoshje, që…

Gazetarja: Jo, te kjo pjesa nuk jemi dakord.

Shefi i Komisariatit Kuçovë: Për të mos u futur unë, se të thashë, personi kompetent, që është marrë me këtë dhe ka gjithë dokumentacionin, e ka ai.

Gazetarja: Unë, si shkelëse e ligjit, nuk mund ta marr vesh, pasi më është bërë gjoba.

Shefi i Komisariatit Kuçovë: Tani mos u kap me gjëra. Po të them, që ka gjithë praktikën shkresore dhe do ta vëmë në dispozicion të gjithë praktikën shkresore, që ka prodhuar. Por do prisni, sepse është në kontroll territori.

 Gazetarja e “Stop” iu drejtua edhe Shefit të Rendit në Kuçovë.

Gazetarja: A keni tentuar ju, që ta merrni në telefon?

Shefi i Rendit Kuçovë: Absolutisht!

Gazetarja:Po apo jo?

Shefi i Rendit Kuçovë: Jo, sepse si puna e tij, janë dhjetëra të tjerë. Unë nisem vetëm nga proces-verbali si çdo proces-verbal tjetër.

Gazetarja: Eshtë konstatuar në lëvizje jashtë fashës së orarit. Që unë ta besoj këtë, kur është mbajtur, në çfarë ore është mbajtur ky proces-verbal, sepse fasha e orarit ka qenë deri në 17.30. Në qoftë se ti mua më kap në orën 17.22, unë jam brenda fashës së orarit.

Shefi i Rendit Kuçovë: Tani.. ,që të…,kjo është fotokopjuar nga origjinalja.., se origjinalja i ka shkuar Lushnjes.

Gazetarja: Këtu ke të nënshkruar emër-mbiemer pa nënshkrimin e firmës.

Shefi i Rendit Kuçovë: Po mbase punonjësi i policisë është gjetur në një situatë, unë s’mund të aludoj domethënë, një situatë, që mund të jetë kërkuar në moment, ose nuk ka patur kohë për t’i marrë firmën, por ka marrë numrin e telefonit dhe është mjaftuar me këtë adresë. A kupton?

Gazetarja: Një kopje e kësaj duhet t’i ishte dhënë zotërisë direkt në dorë!

Shefi i Rendit Kuçovë: Nuk e ka marrë, as ka denjuar të firmosi, nuk e di në ç’rrethana patrulla është gjendur. Duhet marrë parasysh, në ç’rrethana është gjetur patrulla e policisë.

Në drejtorinë vendore të policisë Berat thonë se puna e tyre fillon në momentin që Ilirjani do të bëjë ankimimin e vendimit të Kuçovës.

Për këtë rast “Stop” pyeti avokatin Mikel Çipi, sipas të cilit qytetarit duhet t’i vihej në dispozicion proces-verbali dhe duhej të thirrej në komision.

Për sa i përket nënshkrimit, nëse provohet që nuk e ka bërë ai, kemi të bëjmë me vepër penale. /tvklan.al




Të ngjashme