Përplasja nga një automjet ishte fatale për një këmbësor 42-vjeçar në qytetin e Elbasanit. A.Bahja u aksidentua ditën e premte nga një automjet në qendër të qytetit, në bulevardin “Aqif Pasha”. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Dëshmitarë të shumtë thanë se Bahja u përplas nga një automjet që lëvizte me shpejtësi. Drejtuesi, i vënë në pranga tashmë, është një 30-vjeçar me iniciale G.S.

Pasi e përplasi këmbësorin, ai u largua nga vendi i ngjarjes. Megjithatë autoritetet mundën ta ndalonin pas ngjarjes, ndërsa mëngjesin e kësaj të shtune policia njoftoi arrestimin e tij.

/tvklan.al