Dërgohet në Tiranë në gjendje të rëndë

Një këmbësore ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u përplas nga një autoambulancë. Ngjarja ndodhi në lagjen nr 1 të Pogradecit në vendin e quajtur “Ish-Banka”.

Sipas njoftimit të uniformave blu, ambulanca drejtohej nga një 62-vjeçar me iniciale Ll.P, i cili është arrestuar. Ndërkohë e lënduara, K.P. 77 vjeçe është dërguar në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Informacioni i policisë:

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Ll.P., 62 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen nr.1 Pogradec, në vendin e quajtur “Ish-Banka”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” (autoambulancë) ka aksidentuar shtetasen K.P., 77 vjeçe, banuese në Pogradec, këmbësore në rrugë, e cila u transportua në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./tvklan.al