Një grua 49-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Fier – Ballsh në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”.

Sipas policisë, viktima me iniciale S.B. u përplas nga një makinë tip “Ford” që drejtohej nga 46-vjeçari J.F. Ky i fundit u arrestua në flagrancë nga policia.

46-vjeçari që aksidentoi për vdekje këmbësoren akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. /tvklan.al