Komedia “Këmbëzbathur në park”, shkruar nga dramaturgu amerikan Neil Simon, vjen premierë te “ArTurbina” me regji nga Lorin Terezi.

Në qendër të komedisë janë Korin dhe Pol,  një çift i sapomartuar në vitet 60 në Amerikë. Pritshmëritë e tyre janë shumë larg asaj që iu ofron realiteti.

Për çiftin e ri jo çdo gjë është rozë në një botë ku realiteti është bardh e zi. Dashuria e vrullshme dhe pasionante e Korit dhe Pol vihet në pikëpytje teksa duhet të përballen me problemet e përditshmërisë.

Nëpërmjet humorit, tema kryesore që kjo komedi trajton i afrohet edhe realitetit të sotëm shqiptar, ku 1 në 4 çifte të reja përfundojnë në divorc për shkaqe të ndryshme.

Shfaqja është një hulumtim drejt kuptimit të vërtetë të lumturisë dhe bashkëjetesës. Kjo komedi do të shfaqet për publikun në datat 1 dhe 2 Dhjetor në orën 20:00 te “ArTurbina”.

Klan Plus