Të moshuarat e Shoqatës së Pensionistëve kanë treguar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan detaje nga jeta e tyre. Ato rrëfyen se kanë bërë një kurs tre muaj për të mësuar telefonat smart dhe tani mund të quhen “eksperte”.

Ermira Germeni tregoi se për kursin i ka ndihmuar një shoqatë, por këtë vit u dënuan nga korona pasi nuk mund të vazhdonin mësimet.

Kemi bërë një kurs, ne pensionistët na merr fonacioni “Vanaj” po jemi dënuar këtë vit nga korona. Kemi bërë 3 muaj kurs, pa fonte pa asgjë”, tha ajo.

Ne i kishim telefonat, i njihnim por mësuam shumë gjëra të tjera”, ndërhyri nënkruetarja e shoqatës, Llambrini Gjinari.

Më tej Germeni tha se kishin mësuar që të gjenin destinacionet për udhëtimet, por dhe për të përkthyer materiale nga anglishtja në shqip dhe ëhatsapp-in./tvklan.al