Mbrëmjen e spektaklit të së hënës, Daniela i dha trëndafilin e mundësisë konkurrentit më të ri, Leutrimit. Ditën e sotme është komentuar kjo zgjedhje e saj, ku Leutrimi ka treguar arsyen pse mund ta ketë tërhequr fronisten drejt tij.

Daniela: Unë nuk u ndjeva keq që Leutrimi ndryshoi skuadër dhe erdhi këtej nga unë, përkundrazi që në momentin e parë që e pashë më dha një afrimitet. Më pëlqeu shumë si djalë, e krahasova me trëndafilin e parë që i dhurova. Të shohim si do të vazhdojë.

Eni Shehu: A mos po e vë në rrezik marrëdhënien me Vilianin?

Daniela: Po luaj dhe unë me Vilianin ashtu si֛ po luan dhe ai me mua. Ta shohim.

Vilian: Nuk kam luajtur asnjëherë me ty.

Eni Shehu: Kanë diçka të veçantë këto djemtë e Kosovës? I referohem një deklarate të Danielës…

Daniela: Sikur kanë mjaltë këto, tërheqin bletët.

Leutrim: E kemi rrushin dhe ma merr mendja se duke ngrënë shumë rrush jemi shumë të ëmbël.

Eni Shehu: Noshta rrushi është sekreti?

Daniela: Nuk e kam provuar akoma atë rrush.

Eni Shehu: Kur ta provojë, gjithë jetën do ta kërkojë./tvklan.al