Gazment Bardhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan se marrëdhënia e tij e mëparshme me Lulzim Bashën ka qenë shumë e afërt.
Aktualisht Bardhi thotë se janë në rrugë të ndara, pasi sipas tij Basha po bën veprime për interes personal e jo në dobi të Partisë Demokratike.
-Çfarë ka ndodhur mes jush dhe Lulzim Bashës? Ju pamë në Parlament shumë të tensionuar, më duket se edhe e shave.
Gazment Bardhi: E kam thënë publikisht, nuk ndihem krenar për atë debat që kam bërë me kolegun Basha sepse nuk jam atje për të debatuar.
-Çfarë ndodhi? Ju dukeshit se kishit një raport shumë të mirë.
Gazment Bardhi: Padiskutim kemi pasur një raport shumë të afërt personal dhe njerëzor, mesa duket zoti Basha nuk mirëkupton dot faktin që për Gazment Bardhin interesi i opozitës dhe PD-së është mbi çdo interes personal. Unë nuk jam në Partinë Demokratike për asnjë emër të përveçëm…
-Po interesi i Bashës cili është?
Gazment Bardhi: Në këtë moment, ajo që po bën zoti Basha absolutisht është jo në dobi të vendit, jo në dobi të PD-së.
-Po çfarë po bën atëherë?
Gazment Bardhi: Terësisht për një interes personal, nuk ka asnjë diskutim! Ai ka nevojë të reflektojë, nuk i takon zotit Basha të mbajë flamurin e përçarjes së opozitës. Ia kam thënë privatisht para qëndrimit tim publik, jam përpjekur t’ja shpjegoj që rruga që po ndërrmerr nuk e ndihmon PD-në dhe se kemi nevojë për zgjidhje. Ai në rrugën e vet, unë në rrugën time. Nuk bie dakord me atë që po bën, por nuk kam asnjë paragjykim për asnjë çështje./tvklan.al