Në punën e saj si gazetare, Klotilda Harka ka ndeshur raste kur personazhet e njohur kanë ndier padrejtësi në fushat ku përkasin por edhe në raportet me mediat. Harka thotë në “Shije Shtëpie” në Tv Klan se marrëdhënia media-personazh ka kaluar një proces edukimi dhe mësimi pasi fillimisht figurat publike nuk pranonin të flisnin për jetën private. Lajme të tilla kanë sjellë edhe përplasjen në gjykatë.
Klotilda Harka: anë dashur vite të tëra për të mësuar dhe për të kuptuar që kur je personazh publik nuk i ke komplet dyert e jetës tënde të mbyllura sepse je një personazh publik. Është ndier dhe bashkarisht kemi punuar dhe ka ndodhur një proces edukimi dhe mësimi për sa i përket kësaj, patjetër kemi pasur konflikte, kemi pasur edhe raste kur na kanë çuar edhe në gjykatë për një lajm, për një titull por që gjithmonë i kemi fituar sepse…
Jona Koleci: Keni provuar të kundërtën.
Klotilda Harka: Po, kemi provuar të kundërtën, drejtësia ka provuar të kundërtën.
Në vazhdim të këtij argumenti, Harka thotë se me kohën personazhet e njohur kuptuan se ndarja e jetës personale kishte ndikim në famën dhe perceptimin e tyre nga publiku. Sot janë vetë ata që përpiqen të rrëfejnë sa më shumë ngjarje që ndodhin përtej kamerës.
Klotilda Harka: Janë njerëz, personazhe publikë, personazhe të famshëm që u pëlqen që ta shesin figurën e tyre ndryshe dhe nëpërmjet mesazheve që japin nëpërmjet jetës së tyre.
Jona Koleci: Duke e marrë vetë riskun.
Klotilda Harka: Duke e marrë vetë riskun, më përpara i fshihnin këto lajme sa më shumë, tani ku të munden dhe t’i nxjerrin sa më shumë në pah kështu që kohët kanë ndryshuar.
Jona Koleci: Për të fituar audiencë dhe në rastin konkret nuk e ka gazetari fajin.
Klotilda Harka: Absolutisht, madje ne i kemi ndihmuar për të qenë këtu ku janë sepse mënyra se si ti e trajton një personazh që dikur ka qenë i vogël, në kuptimin si figurë publlike dhe pastaj është rritur rrugës, nga ata unë sot marr edhe falenderime specifike, faleminderit për mënyrën se si më ke parë dhe se si më ke shtyrë që unë të jem ky që jam në kuptimin që figura publike duhet të jetë e plotësuar. Kemi parë plot yje të Hollivudit që dalin e japin plot intervista dhe askush prej tyre nuk flet vetëm për punën. Të gjithë ne na impresionojnë me jetët e tyre, janë një libër i hapur deri diku./tvklan.al