Veshje e domosdoshme edhe në plazh

Kur themi këmishë, shpejt mendojmë për punën ose takime të rëndësishme. Por në fakt këtë verë gjatë pushimeve këmisha e bardhë ka qenë veshja më e përdorur dhe e domosdoshme në garderobën e vajzave.

Lino, saten ose mëndafsh, këmisha e bardhë është perfekte për çdo kostum plazhi, e përshtatshme me çdo model dhe ngjyrë.

Thuajse çdo vajzë e famshme ka një foto të tillë në profilin e saj në Instagram.

Mund të vishet paradite, ose pasdite në bregun e detit. E kombinuar kështu, këmisha nuk ka qenë kurrë kaq tunduese.

Tv Klan