Fëmijët e lagjes “Myrteza Topi” në Njësinë 9 në Tiranë kanë një kënd të ri lojërash. Ky është këndi i 36 që Bashkia e Tiranës ka ndërtuar në lagjet e kryeqytetit dhe i treti në këtë njësi, i cili u realizua në bashkëpunim me Ambasadën e Çekisë në Shqipëri.

“Fakti që ky është këndi i tretë i lodrave që krijojmë në Njësinë 9, ndërkohë që në gjithë Tiranën janë edhe 35 të tjerë, do të thotë se kur ne shqiptarët fokusohemi tek puna, edhe me pak ndihmë nga miqtë tanë ndërkombëtarë, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Pjesa që ka mbetur nga ky mandat apo edhe mandatin tjetër, do të sigurohemi që në çdo lagje të kemi një kënd të vogël, ku fëmijët të gëzojnë një jetë që ja vlen të mbahet mënd si fëmijëri e bukur në Tiranë”.

Këndi i lojërave dhe sheshi rekreativ, me një hapësirë prej 1408 m2, do të shërbejë si një hapësirë çlodhjeje edhe për të rriturit.

Tv Klan