Bomba e Keeping Up With The Kardashians, Kendall, është akuzuar për promovimin e standardeve jorealiste të trupit pas publikimit të disa fotove në rrjetet sociale.

Supermodelja e Victoria’s Secret, me fotot e postuara po promovonte linjën më të fundit të Shën Valentinit, nga koleksioni SKIMS i motrës së saj Kim Kardashian.

Kendall bëri bujë me veshjet e brendshme të kuqe e shumë të vogla. Por, imazhet e bukuroshes kanë marrë shumë kritika, pasi fansat besojnë se kanë pikasur një sërë dështimesh photoshopi të cilat duken shumë qesharake.

Klan News