Kendall Jenner është lloji i të dashurës që bën tifozen në ndeshjet sportive të njeriut të zemrës. I dashuri i saj, basketbollisti Devin Booker, lojtar me Phoenix Suns kishte ditën e djeshme kundër Milwaukee Bucks, në finalet e NBA.

Jenner nuk hezitoi ta bënte publike mbështetjen e saj ndërsa publikoi foto përpara një pasqyre e veshur me një xhaketë gjigande të Phoenix Suns, e cila mendohet të jetë e Booker. Pjesa tjetër e veshjes së saj ishte e thjeshtë, bluzë dhe tuta të bardha që lejonin të spikaste xhaketa.

Jenner nuk ndau foto të tjera për të treguar nëse ajo qëndroi në Los Anxheles apo fluturoi për në Phoenix që të ndiqte ndeshjen nga afër. Gjithsesi, basketbollisti pati një performancë të mirë në ndeshjen e tij, edhe pse nuk arriti të fitonte./tvklan.al