Modelja mjaft e njohur Kendall Jenner, në një intervistë për “Good Morning America”, tregoi se izolimi si pasojë e pandemisë ka shkaktuar vështirësi për shëndetin e saj mendor.

Maji është muaji i Ndërgjegjësimit të Shëndetit Mendor dhe Kendall Jenner vendosi të tregojë edhe më shumë mbi përvojën e saj.

Unë kam ditë që janë me të vërtetë të mira, ku zgjohem në mëngjes dhe bëj një listë të gjërave për të qenë super produktive. Por pastaj ka dhe ditë të tjera, ku unë përjetoj shumë ankth”.

Për të qetësuar veten, ajo shprehet se zakonisht lexon një libër ose mediton.

Gjatë intervistës, Kendall zbuloi se ajo ishte shumë e vogël, kur filloi të përjetonte simptomat e ankthit.

“Mbaj mend që ndjeja sikur nuk mund të merrja frymë. Pasi shkova për kontroll për t’u siguruar që isha mirë fizikisht, askush nuk më tha, se ajo që po përballesha ishte ankth”.

Disa vjet më pas, modelja tregoi se simptomat e saj u kthyen plotësisht dhe ajo u drejtua tek mjeku. Jenner tregoi se përjetonte shumë ankth edhe gjatë sfilatave të modës dhe për shkak të krizave është detyruar që të heq dorë nga disa prej tyre./tvklan.al