Kendall Jenner e mohoi idenë e “mallkimit Kardashian” gjatë një interviste për mbylljen e shfaqjes së famshme të familjes së tyre.

Pas fjalëve të gazetarit se femrat e kësaj familjeje të famshme kanë dëmtuar karrierën e meshkujve me të cilët kanë patur marrëdhënie dashurore, modelja 25-vjeçare e quajti “ofendues” këtë supozim.

Kendall tha se nuk e kuptonte se si ajo dhe motrat e saj mund të fajësohen për problemet e brendshme të ish-partnerëve të tyre.

Çfarë nuk më pëlqen nga e gjithë kjo, është se faji na mbetet neve. Mendoj se meshkujve iu takon kjo përgjegjësi”. Ajo e përshkroi familjen e saj si një femër që është “tejet e dhënë, e përkushtuar, e kujdesshme, e dashur” dhe kjo reflektohet deri te njerëzit e tyre të dashur.

Kur ka një mashkull në jetën tonë që e duam dhe i japim gjithçka, edhe ne si familje e duam shumë. Personalisht, është thuajse ofenduese”, tha vajza e madhe e Kris dhe Caitlyn Jenner.

Të afërmit e saj i dolën menjëherë në mbrojtje dhe i mbështetën fjalët e saj. Kim tha se reperi i çmimeve “Grammy”, Kanye West po ia del shumë mirë, ndërsa po në të njëjtën mënyrë u shpreh edhe Kylie për Travis Scott. Kris Jenner tha se gjatë marrëdhënieve me vajzat, partnerët fituan dy kampionate të mëdha në NBA (Laker Odom) dhe një Super Bowl (performanca e Scott Disick).

Ky i fundit, i pranishëm në intervistë, tha se nuk beson në një lloj mallkimi të lidhur me familjen e famshme./tvklan.al