Teksa pushonte modelja ka promovuar edhe markën e saj të pijeve alkoolike

Modelja Kendall Jenner ka pozuar me bikini teksa afër saj ishte shishja e saj me tekila. Ajo ndau një seri fotosh në rrjetet sociale ndërsa shijonte rrezet e diellit. 26-vjeçarja shfaqi fizikun perfekt e shoqëruar nga qeni i saj i dashur.

Kendall nuk harroi të etiketonte markën e saj të tekilës kur postoi fotot në llogarinë e Instagramit.

Në Janar, “818” u emërua zyrtarisht marka e re e pijeve alkoolike numër një e prezantuar në 2021. Vetëm në shtatë muajt e parë të lançimit të markës, u shitën mbi 1.5 milionë shishe tekila.

Në një intervistë për “Forbes” ajo shpjegoi se si lindi ideja e biznesit të saj.

Më intrigoi tekila sepse prindërit e mi e donin vërtet atë. Ishte festë në shtëpinë tonë. Duke ardhur nga një familje kaq e dominuar nga gratë, të gjitha motrat e mia kanë bizneset e tyre. Unë jam frymëzuar nga kjo gjatë gjithë jetës sime”, u shpreh ajo në atë kohë.

Klan News