Kendall Jenner u përgjigjet akuzave për karrierën e saj




Kendall Jenner u përgjigjet akuzave për karrierën e saj

11:45 23/06/2021

Gjatë intervistës për “KWTK”, Kendall Jenner është shprehur se është ndjerë se ka qenë “fati i paracaktuar” ai që e çoi drejt modelingut. Në rrëfimin për karrierën e saj, ajo tha se interesi i saj në këtë industri filloi kur mori një aparat fotografik në dorë dhe i bënte foto vetes e miqve.

I tregova mamit një portofol  të lezetshëm modelingu kur isha 14 vjeçe. Më pas ajo bëri atë gjënë e saj si Kris Jenner dhe e realizoi”, tregoi ajo një kujtim të saj.

Ndërsa pyetjes lidhur me akuzat se karriera e saj e modelingut erdhi për shkak të emrit të familjes dhe famës që gëzonte, ajo thotë se ka punuar fort për të arritur deri në këtë stad.

Të gjithë rreth meje, miq apo familjarë, e dinë sa fort kam punuar dhe sa punoj. Bëra gjithçka duhej për të arritur në pozicionin e sotëm si modele. Shkoja në çdo kompani modelingu në Nju Jork dhe Europë duke u përpjekur të shtroja rrugën time. Sigurisht që kisha një platformë, por nuk e mora kurrë për të mirëqenë. E dija që ishte gjithnjë aty, por kjo thuajse ma vështirësoi punën. Njerëzit nuk donin të më punësonin sepse isha pjesë e një shfaqjeje televizive”.

Vetë Kris Jenner tha se Kendall arriti deri aty sa të ndalonte që familja e saj të shkonte ta shihte në pasarelë pasi nuk donte ta shpërqendronin.

E hoqa mbiemrin nga të gjitha letrat e modelingut që të më merrnin seriozisht. Shkoja në kompani modelingu në mes të askundit. Kam punuar për të arritur deri këtu. Mendoj që njerëzit kanë një perceptim sikur unë thashë thjesht “Ma jepni!” dhe ma dhanë karrierën. Por nuk ka qenë aspak kështu”, përfundoi modelja 25-vjeçare.

Kendall Jenner është modelja më e paguar në botë sipas revistës “Forbes”, me një pagesë prej 40 milionë dollarësh në vit. Ajo pozonte si modele për Calvin Klein kur ishte adoleshente, ndërsa tani është përzgjedhur disa herë për marka të rëndësishme si Versace, Fendi, Burberry, Victoria’s Secret, Giambattista Valli, Elie etj./tvklan.al





Të ngjashme