Kendall Jenner është krenare për të dashurin e saj që solli medaljen e arit në shtëpi.

Modelja postoi në Instagram për të festuar të dashurin e saj, superyllin e NBA, Devin Booker, pasi ekipi amerikan i basketbollit për meshkuj mori medaljen e artë në Tokio të shtunën.

Ajo postoi nje foto të televizorit të saj me një pamje të lojtarit 24-vjeçar të Phoenix Suns dhe thjesht vendosi një ’emoji’ të një medalje ari.

Booker dhe Jenner nxitën thashethemet e romancës në Prill 2020 pasi burimet pretenduan se ylli i “Keeping Up with the Kardashians” u pa duke kaluar kohë në Arizona.

Pasi mohuan thashethemet për muaj, çifti më në fund u zyrtarizuan në Instagram në ditën e Shën Valentinit 2021. Ata festuan 1-vjetorin e tyre në qershor, duke postuar fotografi për të shënuar këtë rast.

Jenner postoi një fotografi te thjeshtë të tyre, ndërsa Booker postoi një fotografi të perëndimit të diellit që thoshte “1” me një emoji të zemrës dhe emrin e Kendall. /tvklan.al