Këndi i lojërave përballë Presidencës është i treti që Bashkia e Tiranës ka ngritur pas atij pas atij te Parku i Liqenit dhe te rruga Mine Peza.

Kryebashkiaku Veliaj tha se kjo hapësirë u është shtuar sipërfaqeve , të cilat dje ishin zona të izoluara dhe që sot janë bërë të disponueshme për publikun

“Ky kënd lodrash është i treti, por jo i fundit. Do të kemi edhe 9 të tjerë, për t’u siguruar që çdo lagje e Tiranës të ketë një kënd lodrash. Vazhdojmë me këndin e lojërave te Katrori në zonën e Alliasit, jemi shumë afër përfundimit të atij te Materniteti i Ri dhe javën e kaluar filluam edhe atë në Laprakë.”

Veliaj u bëri thirrje institucioneve shtetërore të heqin barrierat rrethuese në mënyrë që hapësirat të jenë në funksion të qytetarëve, si dhe u kërkoi banorëve të zonës së Librit Universitar që të ndihmojnë në mirëmbajtjen e këtyre  investimeve.

Tv Klan