Së fundmi kuzhinieri i njohur turk Burak Ozdemir ka pritur në një prej restoranteve të tij Cristiano Ronaldon.

Ai njihet për gatimet e tij me përmasa të mëdha dhe për këtë arsye Burak i ka gatuar Ronaldos një krep gjigand të dizajnuar me emrin “CR 7”.

Këtë video kuzhinieri e ka publikuar në Tik Tok dhe kënga në sfond që dëgjohet është e Capital T dhe Ardian Bujupit që sollën 3 vite më parë “Andiamo”.

Kjo këngë numëron mbi 90 milion klikime dhe është bërë virale edhe në Tik Tik. /tvklan.al